Portieri i Kosovës, Arijanet Muric luajti një rol të rëndësishëm për të ndihmuar Raheem Sterling të zhvillohej për t’u bërë një lojtar më klinik përpara golit.

Muric, aktualisht në huazim nga Manchester City te Nottingham Forest, luan kundër Anglisë së Sterling në kualifikimet e së martës në Euro 2020 me anësorin anglez që shënoi 36 herë për klubin dhe vendin në vitin e kaluar, i fundit kundër Bullgarisë të shtunën.

Këto shifra do të frikësonin shumë kundërshtarë por jo edhe Muricin i cili është i njohur me talentin e Sterling, dhe Jordan Sancho i cili ishte gjithashtu te City para se të bashkohej me Borussia Dortmund, përcjell lajmi.net.

”Po, natyrisht që mendoj se më ndihmon. Unë stërvitja çdo ditë me Sterling, me Sancho gjithashtu edhe me të rinjët. Ne e njohim njëri-tjetrin”.

”E njoh Sterling veçanërisht sepse çdo ditë stërvitja ekstra me të. Ai më kërkonte të qëndroja pasi përfundonte trajnimi dhe unë kisha shumë goditje prej tij për ta ndihmuar që të ishte një finisher më i mirë. Por nuk them se e ndihmova, ai e ndihmoi veten e tij”, tha gardiani kosovar.

Share.