Momentalisht është duke u zhvilluar minuta e 15′ në ndeshjen mes skuadrës spanjolle Mallorca dhe asaj të Cadizit, e vlefshme kjo për xhiron e 22 të La Ligas spanjolle.
Skuadra e Cadizit gjendet në avantazh minimal 1:0, ndërsa ndeshjen nga fillimi e ka nisur sulmuesi nga Kosova Vedat Muriqi.
Që prej kalimit nga Lazio te Mallorca, Muriqi bëri debutimin e tij në humbjen 1:0 kundër Rayo Vallecanos, kurse sot trajneri Luis Garcia vazhdoi t’i besojë atij pozitën e titullarit./TV Malisheva