Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, është deklaruar në konferencë për media para ndeshjes kundër Suedisë.
Muriqi tha se patën një ndeshje të vështirë kundër Suedisë, por synojnë të rikthehen tek fitoret kundër Gjeorgjisë.
“Patëm një ndeshje jo të mirë kundër Suedisë, besoj që ne si ekip kemi kualitet për të dhënë më shumë, në kundër Gjeorgjisë të dalim me fitore, por nuk do ta nënçmojmë, kemi analizuar mirë kundërshtarin, dhe presim fitoren që shumë e kemi pritur”, tha Muriqi.
“Tash kemi kundërshtar më të vështir, kemi më shumë vështirësi për të shënuar gol, siç thash më herët nuk do ta nënçmojmë Gjeorgjinë, për mua është me rëndësi është që të marrim tre pikët kundër Gjeorgjgisë, kjo nuk është ndeshje shumë e rëndësishme për grup për kualifikime, por të marrim fitore për të ngritur pikët në grup”.
“Atmosfera në klub është shumë e mirë, jemi si shtet si popullsi e vogël, njihemi shumë mirë me njërin tjeterin, në cdo grumbullim jemi së paku 17 lojtarë që jemi gjithmonë të ftuar”.
Muriqi tutje tha se nuk ka dallim se a do të luan trajneri me një sulmues apo me dy.
“Në radhë të parë jemi futbollist duhet të përshtatemi në taktikat e trajnerit, s’mundemi të vendosim se të luajmë me dy sulmues apo një, për mua nuk ka shumë dallim se edhe në vitin e parë te Lazio kemi luajtur me dy sulmues teksa ketë sezon me Sarrin me nje sulmues. Për mua nuk ka një dallim special”, përfundoi Muriqi. /TV Malisheva