Pronari i ri i Twitter-it, miliarderi Elon Musk, njoftoi sot se do të zhbllokojë llogarinë e ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Musk, themeluesi i Tesla dhe SpaceX, i cili bleu Twitter për 44 miliardë dollarë në fund të prillit, tha se pezullimi i llogarisë së Trump ishte i gabuar, raporton “Washington Post”.

“Unë mendoj se ishte një vendim i keq moralisht dhe për të qenë plotësisht i qartë, jashtëzakonisht budalla,” tha ai në një ngjarje të quajtur “E ardhmja e makinave” organizuar nga “Financial Times”.

Ai shtoi se nuk ishte e drejtë të bllokohej Donald Trump. Ky i fundit ndërkaq ka deklaruar më parë se nuk ka ndërmend të kthehet në Twitter edhe nëse llogaria e tij zhbllokohet.

Share.