Në deklarimin e fitimeve për tremujorin e parë të hënën, drejtori ekzekutiv, Elon Musk iu përgjigj një pyetjeje pse Tesla kishte ngritur çmimin e “Kulmit Solar” me deri në 70% për klientët në pritje të instalimit.
“Ne zbuluam se në thelb kemi bërë disa gabime domethënëse në vlerësimin e vështirësisë së vendosje së kulmeve të caktuara”, tha ai, duke shtuar se “kompleksiteti i kulmeve ndryshon në mënyrë dramatike”.
“Disa çati janë thjesht dy herë ose tre herë më të lehta se çatitë e tjera. Kështu që thjesht nuk mund të kesh një situatë të njëjtë”, ka thënë ai.
“Nëse një çati ka shumë protuberanca, ose nëse çatia – një lloj strukture thelbësore e çatisë është kalbur ose nuk është mjaft e fortë për të mbajtur Kulmin Solar, atëherë kostoja mund të jetë dyfish, ndonjëherë tre herë më e lartë se ajo fillestare nga ajo që u tha”, shtoi ai.
Ai tha se pavarësisht rritjeve të çmimeve, kërkesa për “Kulmin Solar” mbeti e lartë. /TV Malisheva