Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë nga “zgjedhjet” e Listës Guxo doli një rezultat siç e quan ajo “qesharak e që është po aq domethënës për themeluesen e “GUXO”, raporton TV Malisheva.
Përmes një postimi të bërë në Facebook, Musliu ka thënë se “ata që e njohin mirë Vjosa Osmanin dhe viktimizmet e saj ndër vite e dijnë shumë mirë se ajo nuk do t’ia lejojë kurrë Donikës të bëhët faktor konkurrues brenda grupit të tyre”.
“Nëse Donika nuk e ka të qartë faktin që Vjosa nuk duron gra konkurrente në politikë atëherë kjo Donikë, biografia e së cilës nuk është gjë tjetër veçse një apel në emër të Jusuf Gërvallës, për interesa personale po bëhët vegël e Vjosës në kauzat e saj antikombëtare dhe kundër avansimit të Grave”, shkruan mes tjerash Musliu.
Loja e Vjosës me Donikën.
Lista GUXO mbajti “zgjedhjet” e brendshme, nëse ky proces mund të quhet “zgjedhje”.
Dhe në fund nga këto “zgjedhje” na doli një rezultat sa qesharak po aq edhe domethënës për themeluesen e “GUXO”.
Donika Gervalla dhe Faton Peci moren numër të barabartë votash. Ata që e njohin mirë Vjosa Osmanin dhe viktimizmet e saj ndër vite e dijnë shumë mirë se ajo nuk do t’ia lejojë kurrë Donikës të bëhët faktor konkurrues brenda grupit të tyre. Njejtë po e minojnë edhe si ministre Vjosa bashkë me Prindonin.
Nëse Donika nuk e ka të qartë faktin që Vjosa nuk duron gra konkurrente në politikë atëherë kjo Donikë, biografia e së cilës nuk është gjë tjetër veçse një apel në emër të Jusuf Gërvallës, për interesa personale po bëhët vegël e Vjosës në kauzat e saj antikombëtare dhe kundër avansimit të Grave.