Burimet ndërkombëtare tregojnë se zemërimi i qytetarëve serb ndaj Aleksander Vuçiq, nuk ka qenë asnjëherë më i madh. Kështu thotë eksperti i sigurisë, Agim Musliu, derisa thekson se presidenti serb po përpiqet të nxisë diskursin publik drejt një konflikti me Kosovën.

Musliu shkruan se qytetarëve në Serbi nuk u intereson më çështja e Kosovës.

Burime të informuara ndërkombëtare tregojnë se, pushteti i Aleksandar Vuçiqit në Serbi ka filluar të mos ndjehet më i sigurt siç ishte deri tani. Sipas tyre, zemërimi i qytetarëve serbë nuk ka qenë asnjëherë më i madh. Askujt nuk i intereson çështja e Kosovës. Të gjitha hulumtimet tregojnë se Vuçiqi po përpiqet që përmes mediave ta nxisë sa më shumë diskursin publik drejt një konflikti me Kosovën, por edhe me disa vende perëndimore. E gjithë kjo po i shërben atij që të mbetet në pushtet”, shkruan Musliu në Facebook.

Ai thotë se tensioni në mes të qytetarëve në Serbi po rritet dhe ekonomia ka filluar të ketë rënie drastike.

Në shkollat fillore të Serbisë, sot ka 70.000 nxënës më pak sesa në vitin 2013, kur në pushtet kishte ardhur Vuçiqi me SNS-në e tij; Brenda kësaj periudhe kohore, për shkak të mortalitetit dhe emigracionit, Serbia ka 1 milion njerëz më pak. Më shtrenjtë kushton shitet 1 metër katror varr në varrezat kryesore në Beograd, sesa 1 metër katror e çfarëdo banese në kë qytet. Marrë parasysh të gjitha këto, Vuçiqi po përpiqet që ta ndërrojë edhe Partinë e tij dhe të improvizojë diçka tjetër”, shkruan ai.

/TV Malisheva

Share.