Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se më sa duket duhet të humbët jetë e me ndodhë fatkeqësi që Qeveria e Kurtit të i dëgjojë kërkesat e minatorëve.

Përmes një postimi në Facebook, deputetja i është drejtuar kryeministrit Kurti, që mos t’i ik premtimeve dhe mos t’i ik minatorëve të “Trepçës”.

“Po duket që duhet me humbë jetë e me ndodhë fatkeqësi që qeveria e Albini të paktën të i dëgjojnë kërkesat e minatorëve! Albin mos ik prej premtimeve, mos ik prej minatorëve të “Trepçës.” Shko e dëgjoj kërkesat e tyre, përjeto se si është të punosh 800 metra nën tokë, pa kushte e i përbuzur. Nënqmimi e ndëshkimi që po i bënë këtij populli e vendi do të dërgoj, shpejt, në humnerë politike!”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

/TV Malisheva

Share.