Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të bëhet liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Ai përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se liberalizimi është një premtim i papërmbushur i BE-së ndaj qytetarëve të Kosovës.
“Ok, kështu që le ta bëjmë tani! Liberalizimi i vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës është një premtim i paplotësuar i BE-së.
Vonesa e gjatë – besueshmëria e BE-së është në diskutim!”, ka thënë Ischinger.
Raportuesja e BE-së, Viola von Comon, ka reaguar duke thënë se kjo çështje i adresohet presidentit Francës dhe atiju të Holandës.“
Shumë mirë.
Mos harroni që ta adresoni këtë mesazh tek Emanuel Macroni dhe Mark Rutte.
Këta janë kryesisht ata që kanë dorë sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën
Për këtë ka komentuar edhe anëtarja e komisionit për punë të jashtme dhe diasporë, Ariana Musliu- Shoshi.
Ajo ka shkruar se pa Liberalizimin e Vizave, qytetarët e Kosovës janë në karantinë.
“Pa liberalizimin e vizave qytetarët e Kosovës janë gjithmonë në karantinë.
Ne meritojmë më mirë!”, ka thënë Musliu-Shoshi./Tv Malisheva