I ftuari i parë nga Gjykata Speciale për intervistim, Rrustem Mustafa, e ka quajtur ngritjen e aktakuzës ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, si sulm në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Konfrontimi i të keqes me të mirën, sulmi në agjendën për dialog në Shtëpinë e Bardhë”, e ka nisur tesktin e tij Mustafa.Sipas tij ka sisteme politike dhe të sigurisë që kanë bërë keqpërdorime “kohën dhe jetën e rëndë të së kaluarës tonë dhe kanë lënë vrragë te një kategori njerëzish, të cilët edhe ndryshimet pozitive që kanë rezultuar nga lufta e UÇK-së, e kanë të vështirë t’i pranojnë UÇK ka pranuar si aleat boshtin e së mirës dhe kemi vendosur bashkë me miqtë, modelin e suksesit”.Ai ka thënë se SHBA duhet të kundërvihet ndaj mekanizmave të së keqes.

“Këtu, në këtë kundërvënie, duhet të përfshihen edhe ata që punuan në institucionet vendore dhe ndërkombëtare në vendin tonë, e që pa reshtur, herë të maskuar e herë sheshazi ia bënin shërbimin kësaj të keqeje dhe bile qenë shndërruar në mekanizma të saj”.

Postimi i plotë:

Konfrontimi i të keqës me të mirën,

sulmi në agjendën për dialog në Shtëpin e Bardhë.Ende nuk kemi krijuar eliten politike të mendësisë së lirë. Udhëhqësit e UÇK-së nuk janë ata që janë paraqitur nga sistemet politike dhe të sigurisë nga mendësia e kaluar.Nga vendoret, ka njerëz që kanë qenë të lidhur me sisteme të kaluara dhe kanë prodhuar vetëm probleme.

Nuk kam prirje që të besoj se të njëjtit, janë vënë në shërbim të keqës pa dashje.Ato sisteme kanë keqpërdor kohën dhe jetën e rëndë të së kaluarës tonë dhe kanë lënë vrragë te një kategori njerëzish, të cilët edhe ndryshimet pozitive që kanë rezultuar nga lufta e UÇK-së, e kanë të vështirë t’i pranojnë

UÇK ka pranuar si aleat boshtin e së mirës dhe kemi vendosur bashkë me miqtë, modelin e suksesit.Për fat të keq, në vazhdimësi këto 20 vite eshtë sulmuar ky model i mirë.
Më i veçanti ishte ky sulmi i fundit më të cilin, rënd, shumë rënd u sulmua agjenda për dialog në Shtëpin e Bardhë.Blloku aleat, i prirë nga ShBA, duhet t’u kundervihet këtyre mekanizmave të së keqës.Këtu, në këtë kundërvënie, duhet të përfshihen edhe ata që punuan në institucionet vendore dhe ndërkombëtare në vendin tonë, e që pa reshtur, herë të maskuar e herë sheshazi ia bënin shërbimin kësaj të keqeje dhe bile qenë shndërruar në mekanizma të saj.

Ata duhet t’i nderpresin punët e këqia që i kanë bërë kundër modelit të mirë, pa marr parasysh favoret, financat apo edhe obligimet tjera që i kanë pasur dhe mund t’i kenë nga sitemet e struktura armike të këtij vendi, veçanërisht kundër Pavarësisë së Kosovës!/ Tv Malisheva

Share.