Autori i enciklopedisë “Bardhësitë e Atdheut”, Afrim Mustafa, ka thënë se pushteti serb është kriminal edhe tash, siç ka qenë edhe më parë, shkruan TV Malisheva.
Ai këtë e ka lidhur me atë se veteranët e luftës nuk mund të shkojnë në Preshevë, ngase janë në rrezik ata, ashtu siç ai nuk ka guxuar të shkojë atje të mbledh informacione rreth dëshmorëve në këtë zonë.
“Kam filluar të marr informacione të familjarëve të dëshmorëve në Kosovë edhe në Preshevë, përkatësisht në Gjilan jemi takuar me familjarët e dëshmorëve, atje s’kam qenë asnjëherë, ngase është rrezik të shkojnë veteranët në Kosovën Lindore, edhe sot e dimë se si janë regjimi aktual serb që dje ishte regjim kriminal që edhe sot është i tillë”, ka thënë Mustafa. /TV Malisheva