Në Kuvendin e Kosovës tashmë ka nisur debati parlamentar për masat që duhet të ndërmerren për të ndihmuar qytetaret që po përballen me rritjen e çmimeve në produktet esenciale, debat ky i propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa tha se propozimi i këtij subjekti është i thjeshtë dhe kërkon reduktimin e akcizës dhe TVSH-së në derivate, si dhe zgjerim të listës së produkteve me TVSH të reduktuar.

Mustafa: Propozimi i LDK është mjaftë i thjesht dhe konkrete

“Propozimi i LDK është mjaftë i thjesht dhe konkrete kemi të bëjmë me dy masa konkrete, reduktimi i akcizës dhe TVSH-së në derivate për një periudhë 3 mujore me mundësi vazhdimi edhe për 3 muaj të tjerë sipas rrethanave në tregjet ndërkombëtare, si dhe të zgjerohet lista e produkteve me TVSH të reduktuar dhe këtu dua t’iu rikujtojmë qytetarëve duke përfshirë edhe Ministrinë e Financave që një gjë të tillë ia lejon ligji që me udhëzim adminsitrativ të zgjeroj këtë listë”, theksoi ai.

Duke kërkuar përkrahje, Mustafa tha se derisa pagat nuk po rriten qytetarët janë zënë ngushtë nga çmimet që po rriten çdo ditë.

Ai theksoi se qeveria nuk ka bërë mjaftueshëm për tu dal në ndihmë qytetarëve në këtë kohë krize.

Mustafa: Qytetarët janë të zënë ngushët nga kanë çmimet që po rriten çdo ditë

“Pagat nuk kanë ndonjë rritje të ndjeshme këto 1 vit apo 1 vit e gjysmë të kaluar dhe qytetarët janë të zënë ngushtë në njërën anë kanë çmimet që po rriten çdo ditë, në anën tjetër pagat që nuk po rriten dot. Qeveritarët edhe mund ta ndjejnë këtë sepse një pjesë të madhe të shpenzimeve e këtu duke përfshirë kostot e derivateve i kanë të mbuluar nga vetë qytetarët , por qytetarët nuk po përkrahen dot nga kjo qeveri në këtë drejtim…Kjo qeveri ka ardhur në pushtet me premtimet e vazhdueshme se kur të vijnë në pushtet do të bëjnë çmos për uljen e çmimeve veçanërisht të ushqim, derivate, energji elektrike, por fatkeqësisht realiteti në terren rezulton fare ndryshe. Qeveria mund të deklaroj se u ka ndihmuar qytetarëve por le t’i pyesin qytetarët se a ndihen të përkrahur apo jo çka do të ka bërë qeveria nuk po rezulton në çmime më të ulëta që logjikisht i bie që qeveria nuk ka bërë mjaftueshëm”, theksoi Mustafa. /TV Malisheva

Share.