Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se për gjithë këto vite, rivale politike e kanë pasur Partinë Demokratike të Kosovës.

Mustafa ka folur të martën në emisionin “Debat” në RTK. Ai ka thënë se Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit nuk e kanë bërë hesap.

“Në qoftëse kemi pasur rivalitete, kemi pasur me PDK-në. VV-në nuk e kemi bërë hesap, luftën se kush po del i pari a i dyti e kemi pasur me PDK’në”, ka thënë Mustafa sonte në RTK/TVMalisheva

Share.