Urim kryeministrit të ri të Kosovës, Avdullah Hoti, nga radhët e LDK-së, i ka ardhur edhe nga kryetari i partisë së tij, Isa Mustafa.

Përmes një statusi në Facebook, Mustafa e ka uruar Hotin, duke uruar në të njëjtën kohë edhe deputetët që e votuan atë. “Vota juaj do ta shpëtojë Kosovën”.

Në këtë urim ai ka përmendur edhe partinë e tij, AAK-në, Nismën, AKR-në, “që përfaqësoni komunitetet jo-shumicë”.

Statusi i plotë i Mustafës:

Një ditë e madhe për Kosovën.
Kosova zgjodhi Qeverinë e re me Kryeministër, Avdullah Hoti.
Urime zotni Kryeministër!
Urime qytetarë të Republikës së Kosovës!
Urime LDK, AAK, Nisma, AKR, parti parlamentare që përfaqësoni komunitetet joshumicë!

Urime deputetë që votuat pa hezituar dhe pa u frikësuar! Vota juaj do ta shpëtojë Kosovën.
Sot përcollëm një ekspoze të qartë, konkrete me orientime vizionare të Kryeministrit tonë. Të njeriut me tipare humane, me dije të thella shkenëcore; i thjeshtë dhe i afërt me njerëz. Nuk e ofendoi askend; apeloi për ura bashkëpunimi; reflektoi vullnet të paskajshëm për familjen evropiane dhe euroatlantike.
Zotni Kryeministër,
Të priftë e mbara së bashku me kabinetin tuaj të mrekullueshëm!/ TV Malisheva

Share.