Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka mirëpritur ratifikimin e dy marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës.
Nagavci shton, se kjo është efekt i qeverisjes Kurti, derisa thekson se Kosovës i duhet Qeverisje Alternative e Vetëvendosjes.
“Sapo u ratifikuan në Kuvendin e Kosovës dy marrëveshjet ndërkombëtare, njëra me Bankën Botërore dhe tjetra me BE-në.
Këto dy marrëveshje të iniciuara dhe të negociuara nga ministri Besnik Bislimi gjatë Qeverisë Kurti, janë ndihmë financiare për Kosovën, bizneset dhe qytetarët për tejkalimin e pandemisë.
Dy marrëveshjet bashkë i sjellin Kosovës një mbështetje prej 146 milion euro.
Efektet e qeverisjes së mirë të Qeverisë Kurti janë momentet e vetme të rimëkëmbjes shtetërore. Kosovës i nevojitet një Qeverisje Alternative e LV!”, shkruan Nagavci në Facebook./Tv Malisheva