Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se janë në proces të ndërtimit të katër çerdheve të reja në Prizren, Mamushë, Deçan e Milloshevë.
Në konferencën javore, Nagavci ka thënë se krahas hapjes së tenderit për këto çerdhe, gjithashtu ka nënshkruar vendimin për ndarjen e 70 bursave.
“Aktualisht i kemi të hapur tenderin për ndërtimin e katër çerdheve në Deçan, Prizren, Mamushë dhe Milloshevë dhe ftoj kompanitë që të ofertojnë për klto projekte. Si Ministri jemi të përkushtuar për ofrimin e kushteve më të mira për fëmijët. Kam nënshkruar vendimin për ndarjen e 70 bursave, ku vlera e bursës është 500 euro”, tha Nagavci. “
Pakon ligjore për përmirësimin e cilësisë në arsim, që ka të bëjë me zhvillimin e mësimdhënësve. Ftoj mësimdhënësit dhe drejtorët që t’i dorëzojnë komentet që do të jenë të hapura deri më 7 qershor”, tha tutje Nagavci.
/TV Malisheva