Në Kosovë sot ka filluar viti i ri shkollor, kjo meqë ishte shtyrë përshkak të situatës me COVID-19 me të cilën po përballej vendi.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci deri sa ka uruar nxënësit për vitin e ri shkollor ka thënë se do të angazhohen për një vit më të mbarë dhe të suksesshëm.

Megjithëkëtë, ministrja Nagavci thekson se sfidat e brengat do t’i tejkalojnë bashkë.

“Të dashur nxënës, mësues, prindër, urime fillimi i vitit shkollor! Në këtë fillim viti shkollor kur akoma po përballemi me pandeminë, angazhimi ynë për të bërë më të mirën, për një vit sa më të mbarë e të suksesshëm, është i vazhdueshëm. Sfidat e brengat do t’i tejkalojmë bashkë, me vullnetin, kuriozitetin e energjinë për mësimnxënie e mësimdhënie. Nuk do të jetë e lehtë as këtë vit, puna në shkolla. Krahas masave që kemi ndërmarrë, krahas kujdesit për sigurinë e shëndetin, nuk duhet lënë anash as betejat për rezultate në të nxënë, në arsimim e edukim. Me kujdes të shtuar, respektim të masave, bashkëpunim e përkushtim, për rezultate sa më të mira! Shëndet të plotë e suksese për të gjithë!”, ka shkruar Nagavci në “facebook”. /TV Malisheva

Share.