Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka komentuar miratimin e tri pikave të rëndësishme që lidhen me fushën e arsimit në Komisionin parlamentar për arsim.

Ajo ka shkruar në Facebook se projektligjin për Tekste Shkollore, i cili ka për qëllim përcaktimin e normave, standardeve dhe procedurave themelore për hartimin, vlerësimin dhe botimin e teksteve shkollore, materialeve mësimore, mjeteve mësimore, lektyrës shkollore dhe të dokumentacionit pedagogjik në arsimin parauniversitar.

“Si i tillë paraqet legjislacion thelbësor për sigurimin e cilësisë në arsim andaj, pres që të rrisë dukshëm cilësinë e teksteve shkollore në Republikën e Kosovës. Marrëveshjen e MAShTI me Ambasadën e Francës🇫🇷 për bashkëfinancimin e bursave që ka për qëllim promovimin e lëvizjes dhe shkëmbimit të studentëve përmes mbështetjes financiare dhe përforcimin e bashkëpunimit në fushën e Arsimit të Lartë. Ky program do të zgjasë 6 vjet dhe shpallet çdo dy vjet sipas viteve akademike 2022/2023, 2024/2025 dhe 2026/2027 për fushat prioritare sipas dakordimit me Ambasadën franceze. -Koncept-dokumentin për sigurimin e qëndrueshmërisë dhe financimit të kolegjit IBCM në Mitrovicë. Kjo i hap rrugë shnëdërrimit të këtij kolegji në institucion publik të arsimit të lartë me statutin “Kolegj”. Falënderoj anëtarët e komisionit për miratimin e këtyre pikave të rëndësishme në fushën e arsimit”, ka shkruar ajo.

/TV Malisheva

Share.