Naim Dedushaj është takuar me Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha në zyrë të  Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Prishtinë.Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi  në facebook.

 

 

Postimi i tij i plotë-

Sot pata nderin dhe kenaqesine ta mirepres ne zyrë te Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare ne Prishtine Kryetarin e Partisë Demokratike e i Opozitës së sotme në Shqipëri, z. Lulzim Basha, i cili po kryen një vizitë pune disaditore në Republikën e Kosovës.

Ne emer te Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare , e falënderova Kryetarin e PD-së e Opozitës në Shqipëri, z. Lulzim Basha, për vizitën e tij në zyrën e rrjetit, e njohtova me ecurinë e arritjet e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Botë që shtrihet në mbi 25 shtete .

Me Kryetarin e PD e Opozitës në Shqipëri z. Lulzim Basha,ndamë së bashku të njëjtat ide, pikëpamje e qëndrime lidhur me: Investimet kapitale të Diasporës Shqiptare në Kosovë, Shqipëri e në viset shqiptare në Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës, në krejt Rajonin Ballkanik Shqiptar, krijimin e hapësirave e garancive ligjore e mjedisore për zhvillimin e bizneseve të tyre, duke pasë bashkëpunime të mira e jo pengesa gjithfarëshe ; Bashkimin e forcës së madhe ekonomike të Diasporës Shqiptare në Botë; Promovimi emrit të Shqipërisë e të Kosovës, të Kombit Shqiptar; të vlerave, produkteve, visareve kulturore në të gjithë botën, edhe nga biznesmenët shqiptarë, por dhe nga të shquarit e artit, letërsisë e kulturës shqiptare, të diplomacisë shqiptare; Qeveritë Shqiptare në Shqipëri e në Kosovë duhet të hartojnë plane afatgjata për investime kapitale të Diasporës, të Bizneseve të tyre, në shtetet tona shqiptare e ballkanike, euro-atlantike.

Zoti Basha, në emër të PD e të Opozitës në Shqipëri me faleminderoi për mikpritjen e paraqitjen e ideve e platformës për Diasporën për arritjet e shembullin e mirë të Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, si një përvojë që duhet të studiohet e përvetësohet edhe në Shqipëri, të thellohet e lartësohet edhe në Kosovë; të bashkohen forcat ekonomike e financiare të Diasporës, bizneset e tyre traditore e të fuqishme, kapitalet e tyre vetiake dhe t’iu hapim dyert, t’iu krijojmë të gjitha hapësirat e duhura për të investuar në vendlindjet e tyre, në shtetet shqiptare, në viset shqiptare, pasi shembuj të botës flasin se diasporat i kanë ndihmuar e zhvilluar vendet e tyre./Tv Malisheva

 

Fotografia e Naim Dedushaj

Share.