Ka përfunduar ndeshja në stadiumin “Diego Armando Maradona”, ku nikoqirët kanë siguruar pikët e plota.

Skuadra italiane Napoli ka shënuar sot fitore me rezultat të ngushtë 2:1 kundër Udineses.

Fillimisht, ishte Udinese ajo e cila kaloi në epërsi e para, ku anësori Gerrard Deulofeu shënon në minutën e 22′ të ndeshjes për 1:0.

Pjesën e dytë e nisi më mirë skuadra e Napolit, ku edhe arriti ta përmbysë rezultatin dhe të regjistrojë fitore si vendase.

Sulmuesi Victor Osimhen barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 52′, kurse shënoi golin e dytë personal të ndeshjes, dhe golin e fitores për Napolin në minutën e 63′.

Me pikët e reja, skuadra e Napolit ngjitet në vendin e dytë në tabelë në kuotën e 63 pikëve, aq sa ka edhe lideri i tabelës Milani, kurse Udinese zë vendin e 14 në tabelë me gjithsej 30 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes është 2:1 në favor të Napolit.

/TV Malisheva

Share.