Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Napolit dhe skuadrës së Udineses, ku skuadra e Luciano Spallettit ka regjistruar fitoren e 13 në Serie A.

Pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Diego Armando Maradona”, Napoli e ka mposhtur Udinesen me rezultat të ngushtë 3:2, raporton TV Malisheva.

Golat për napolitanët i shënuan Osimhen (minuta e 15′), Zielinski (minuta e 31′) dhe Elif Elmas (minuta e 58′), kurse për mysafirët golashënues ishin Nestorovski (minuta e 79′) dhe Samardzic (minuta e 82′).

Me pikët e reja, Napoli ngjitet në kuotën e 41 pikëve në vendin e parë, plot 11 sosh larg vendit të dytë, Lazios.

Në anën tjetër, Udinese tani renditet në vendin e tetë në tabelë, me 24 pikë të arkëtuara.

Rezultati final, 3:2 në favor të Napolit.

Share.