NASA është e vendosur të nisë sot roverin e saj më të ri në Mars, në një mision ambicioz për të kërkuar shenja të jetës antike marsiane.

Agjencia hapësinore amerikane synon të nisë anijen 2,5 miliardë dollarëshe, të quajtur “Perseverance”‘, në një raketë “Atlas V” nga Cape Canaveral, në Florida.

Roveri robotik – ai më kompleksi i NASA-s – është krijuar për të kërkuar për shenja të jetës antike të mikrobeve në Mars, për të studiuar klimën dhe gjeologjinë e planetit, për të mbledhur mostra nga shkëmbinjtë dhe për të hapur rrugën për eksplorimin njerëzor të Planetit të Kuq.

“Kjo është hera e parë në histori ku ne do të shkojmë në Mars me një mision të qartë për të gjetur jetën një botë tjetër – jetën e lashtë në Mars”, tha administratori i NASA-s, Jim Bridenstine.

Ky është misioni i tretë në Mars për këtë vit, pasi Kina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nisën anijet e tyre kozmike këtë muaj. /DPA/

Share.