- Reklamë e sponsorizuar -

Dje është mbajtur takimi i parë i Ekipit Punues për Themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Organizatat e veteranëve nuk kanë marrë pjesë në këtë takim, derisa, Ministrja në Detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka sqaruar pas reagimit të tyre, se të njëjtëve ju kanë dërguar ftesë.

Albulena Haxhiu ka publikuar në Facebook ftesën që ia kanë nisur Organizatës së Veteranëve.

“Javën e shkuar, kemi pranuar propozimet e përfaqësuesve të institucioneve, organizatave e shoqatave në ekipin punues për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Dje kemi mbajtur takimin e parë të Ekipit. Të gjithë të ftuarit, ishin të pranishëm, përveç përfaqësuesja e Agjencisë së statistikave dhe përfaqësuesi i OVL – UÇK-së. Sot, u akuzuam nga përfaqësuesit e organizatës që nuk i kemi ftuar në takimim e djeshëm. Kjo nuk qëndron. Në vijim gjeni dëshminë për ftesën që kanë pasur e pranuar”, ka shkruar Haxhiu.

Por nënkryetari i OVL-së, Nasim Haradinaj, përmes një postimi në facebook ka reaguar ndaj Albulena Haxhiut.

“Tani Cilës drejtësi ti besojmë kur bën montazh e falsifikat të një E-maili vetë ministresha e drejtësisë Albulena Haxhiu….!? Turp e faqja e zeza ! Më e ndërshme është të pranohët gabimi,se sësht bë kiameti,por ky veprim i juaj vërteton çëllimin dhe diferencimin tuaj…! Krahasone pak dhe shifemi datën,kjo esht datë ku ne na premtoni se do na njoftoni pêr takimin…e jo ftesa për mbledhjën e djeshme…! Shikone mire kurë keni fshi me të zezë….!”, ka shkruar Haradinaj./ Tv Malisheva

 

- Reklamë e sponzorizuar -