NATO-ja dërgon 1000 kontejnerë për të prekurit nga tërmeti në Turqi. 

Vetëm dje, në Turqi u nxorën të gjallë nëntë persona, në ditën e tetë që nga tërmeti, kurse Komanda e Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli është shprehur e gatshme për dërgimin e kontejnerëve për strehim për të prekurit nga tërmeti.

” Kjo strehë gjysmë e përhershme është në gjendje të strehojë të paktën 2000 njerëz të zhvendosur nga tërmetet në #Turkiye dhe përbëhet nga më shumë se 1000 kontejnerë transporti, kështu thuhet në një postim në Twitter nga NATO.”

 

 

Share.