Aleanca Veriatlantike (NATO), e ka uruar aleatin e saj Shqipërinë për festën e flamurit.
NATO përmes një postimi në Facebook ka publikuar fotografinë e një ushtari i cili mban në duar flamurin, kuq e zi.
“Bashkohuni me ne për të festuar me aleatin tonë, Shqipërinë në ditën e tyre të Pavarësisë. Ne jemi NATO”, kanë shkruar në Facebook.
Ndryshe, sot më 28 Nëntor Shqipëria feston 111-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
/TV Malisheva