- Reklamë e sponsorizuar -

Mbrëmë ka përfunduar edicioni i gjashtë i festivalit të folklorit “Oda e Llapushës”, festival ku artistët, rapsodët dhe ansamblet, janë paraqitur me këngë e valle, nga trashëgimia jonë kulturore. Në këtë festival, morën pjesë rapsod, shoqëri kulturore dhe artistike, ansamble dhe grupe, ndërsa çmimin kryesor të festivalit, “Sali e Feriz Krasniqi” e fitoi, rapsodja Naxhije Bytyçi, ndërsa çmimin, ja dorëzoi nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.
Festivali i folklorit “Oda e Llapushës”, mbahet nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ndërsa drejtoreshë e festivalit ishte, Besartë Kryeziu-Ramaj, drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.
Juria në përbërje nga Prof.Dr.Zymer Neziri, prof.Dr.Adem Zejnullahu dhe prof.Dr.Sami Piraj, dha këtë vlerësim në fund të festivalit: “Edhe sivjet për herë të gjashtë, jemi këtu me grupet, ansamblet dhe rapsodët nga të gjitha viset shqiptare, ku për herë gjashtë në këtë festival, me dinjitet të lartë po e ruajmë traditën dhe trashëgiminë tonë. Këngët epike, lirike dhe kërcimet e vallet, veglat muzikore tradicionale, janë këto vlera të cilat e karakterizuan festivalin tashmë tradicional “Oda e Llapushës”, ku artistët tanë i prezantuan në mënyrën më të mirë. Ky festival, është njëri prej festivaleve më të mira të këtij zhanri”, tha prof.Dr. Adem Zejnullahu në emër të jurisë.
Çmimet e festivalit “Oda e Llapushës” 2019, u nda nga juria, si vijon: Çmim i diasporës: Vëllezërit Zabelaj. Grupi më i kompletuar: “Çupërlinjët e Roshnikut” nga Berati. Çmimi i publikut: rapsodët Llesh Gjin Prengaj dhe djemtë e Mirditës. Çmimi i karrierës: dueti Gani Hoxha dhe Naim Krasniqi. Çmimi “Beqir Gashi” për deputantin më të ri: Vëllezërit Bajraj. Çmimi Veteran i Folklorit: Musë Hertica. Vendi i tretë: Mleqani 2 (dy). Vendi i dytë: Ansambli “Dibra” nga Peshkopia. Vendi i parë apo çmimi “Sali e Feriz Krasniqi”: Naxhije Bytyçi-rapsode.