Komuna e Malishevës ka njoftuar se do të ndahen çmimet për ditën e Çlirimit në disa fusha, shkruan TV Malisheva.
Do të ndahet çmimi për heroizëm që i ndahet ish-luftëtarëve Mustafë Shala dhe Jakup Morina, çmimi për kontribut në arsim që do t’i ndahet mësimdhënësve Bukuria Mazreku dhe Qazim Hoxha, si dhe çmimi për kontribut në institucionet mjekësore, që do t’i ndahet mjekëve Hetem Elshani dhe Aziz Thaçi. /TV Malisheva
Njoftimi i plotë nga Komuna:
KK i Malishevës – Miratoi ndarjen e çmimeve për 16 Qershor – Ditën e Çlirimit dhe Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Malishevës
Malishevë, 14 qershor
Kuvendi i Komunës së Malishevës, sot mbajti mbledhjen e II (Dytë urgjente), të cilën e udhëhoqi, kryesuesi i KK të Malishevës, Rrahim Morina, i cili para këshilltarëve prezantoi rendin e ditës i cili u miratua.
Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, njoftoi këshilltarët për takimet që mbajti Këshilli Organizativ dhe përgatitjet që ka bërë për shënimin e 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Komunës së Malishevës dhe Ditës së Dëshmorëve.
Ai gjithashtu tha se Këshilli Organizativ, ka mbajtur dy takim, ku ka shqyrtuar propozimet për personalitetet që për vitin 2021 janë të propozuar dhe unanimisht si këshill i rekomandoi për kuvend.
Kuvendi i Komunës së Malishevës me votë unanime i votoi këto personalitete për vitin 2021.
Çmimi ”Imer Krasniqi” Për trimëri dhe heroizëm do t’u ndahet:
Mustafë Shala
Jakup Morina
Çmimi ” Hamdi Berisha” Për Kontributin e dhënë në shkollën shqipe
Bukurie Mazreku
Qazim Hoxha ( pas vdekjes)
Çmimi ” Dr. Shpëtim Robaj” Për kontributin e dhënë në fushën e mjekësisë
Aziz Thaçi
Hetem Elshani
Më pas kuvendi shqyrtoi dhe miratoi kërkesat si në vijim: Atë të lagjes së Tupanëve, fshati Drenoc, lagjes Hazrollaj, fshati Banjë,të KF të futbolit ” Shqiponja”, kërkesën e fshatit carrallukë për park, të Marigona Bytyçit nga fshati Turjakë, të KBI në Malishevë si dhe kërkesën e fshatit Astrazup për park.