Gigi Hadid dhe Zayn Malik i kanë dhënë fund raportit të tyre, ndërkohë që Zayn akuzohet se ka goditur të ëmën e modeles, Yolanda Hadid.

Burime të shumta konfirmuan për mediat se supermodelja dhe këngëtari 28-vjeçar janë ndarë. “Ata nuk janë bashkë tani. Megjithatë ata janë të dy prindër të mirë. Yolanda sigurisht që është shumë mbrojtëse ndaj Gigi-t. Ajo dëshiron më të mirën për vajzën dhe mbesën e saj,” tha një mik i familjes Hadid për People.

“Gigi është e përqendruar vetëm në atë çfarë është më e mira për Khai-n. Ajo kërkon privatësi gjatë kësaj kohe,” tha përfaqësuesi i saj në një deklaratë për mediat.

Ndahen Gigi Hadid dhe Zayn Malik: Këngëtari akuzohet se ka goditur

Më herët, TMZ raportoi se Yolanda po konsideronte që të ngrinte një padi kundër Zayn duke pretenduar se ai e ka goditur. Fill pas kësaj, Zayn publikoi një deklaratë në Twitter ku shkruan:

“Siç e dini të gjithë, unë jam një person privat dhe dua shumë të krijoj një hapësirë të sigurt dhe private ku vajza ime të rritet. Një vend ku çështjet private familjare nuk hidhen në skenën botërore për të gjithë. Në përpjekje për të mbrojtur atë hapësirë për të, unë rashë dakord të mos i kundërshtoja pretendimet që lindën nga një debat që pata me një anëtar të familjes së partneres sime, që hyri në shtëpinë tonë teksa partnerja im ishte larg disa javë më parë. Kjo ishte dhe ende duhet të jetë një çështje private, por duket se tani për tani ka përçarje dhe pavarësisht përpjekjeve të mia për t’u rikthyer në një mjedis të qetë familjar që të më lejojë të bashkë-prindëroj vajzën time në mënyrën që ajo e meriton, kjo është shpërndarë në shtyp.”

Zayn shtoi se shpreson që të gjithë të përfshirët në “fjalat e ashpra” të qetësohen dhe theksoi se “mbetet vigjilent për të mbrojtur Khai-n dhe për t’i dhënë asaj privatësinë që meriton”.

Malik gjithashtu deklaroi për TMZ se ai “me vendosmëri” mohon “pretendimet e rreme” të Yolanda-s.

Ndahen Gigi Hadid dhe Zayn Malik: Këngëtari akuzohet se ka goditur

Romanca e Zayn dhe Gigi-t nisi të përflitej në nëntor të vitit 2015. Gjatë kësaj kohe, ata janë ndarë disa herë. Vajza e tyre Khai erdhi në jetë në shtator të vitit 2020./TV Malisheva

Share.