Ata kanë qenë ndër emrat më të komentuar muajve të fundit në rrjetet sociale e faqet rozë.

Fjala është për këngëtaren Aida Doçi dhe partnerin e saj, Naser Qeli, të cilët zyrtarizuan lidhjen gjatë vitit të kaluar.

Të njëjtit bënë bujë të madhe me martesën e tyre, ndërsa vazhdojnë të jenë cak i mediave akoma.

Së fundmi, ka qenë artistja e njohur ajo e cila ka ndarë një moment të lumtur krah bashkëshortit në rrjete sociale.

Në një fotografi ku i dhurojnë përqafime njëri-tjetrit, Doçi vendosi ta kompletojë këtë me përshkrimin, “Ti më plotëson mua”.

Aida dhe Naseri ndërkaq kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në fillim të këtij viti.

Kjo njëherësh është martesa e dytë për Naserin, i cili ka dy fëmijë nga martesa e tij e parë. /TV Malisheva

Share.