Gjashtë persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës në lidhje me incidentin e ndodhur të dielën ën Podujevë pas përfundimit të ndeshjes së Superligës së Kosovës ndërmjet Llapit dhe Ballkanit.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, ka thënë se në mesin e të ndaluarve është edhe një i mitur.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar gjashtë persona, prej tyre një i mitur, për shkak të veprave penale “Pjesëmarrje ne turmë qe kryen vepër penale dhe huliganizëm” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, sipas KPRK-së. Te njëjtit janë dërguar në mbajtje, derisa për këtë rast janë duke u ndërmarrë veprime hetimore ne koordinim me policinë.”, ka thënë Ulaj.
Nga incidenti i ndodhur janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, dëm që sipas komunikatës për media të lëshuar nga KF Llapi kap shifrën prej 10,000 eurove.
/TV Malisheva