Është marrë vendimi nga Komuna e Malishevës për ndalimin e punimeve të Gurëthyesit nga kompania “Ylli Mineral” në fshatin Bellanicë.

Kështu ka njoftuar Kryesia e fshatit Bellanicë.

Njoftimi:

Përshëndetje të dashur bashkëfshatarë!

Ju informojmë se para disa ditësh Kuvendi Komunal i Malishevës posaqërisht kryetari i Komunës z.Ragip Begaj, si dhe zyra e Drejtorisë së Urbanizmit, duke marrë parasysh ankesat e banorëve të fshatit Bellanicë e posaqërisht peticionet tona, për ndalimin e punimeve të Gurëthyesit nga kompania “Ylli Mineral” , ka marrë vendim për anulimin e pëlqimit të më parshëm për vazhdimin e punimeve.

Ne falënderojmë institucionet e Kuvendit Komunal e në veçanti Drejtorinë e Urbanizmit, si dhe të gjithë ata që dhanë peticionin e tyre për ndalimin e punës së këtij gurëthyesi. Të mos harrojmë, nuk jemi kundër individëve por jemi kundër ndotjës së ambientit si dhe dëmëve që mund të krijohen nga zhurmat dhe detonimet!
Me respekt Kryesia e fshatit Bellanicë.

Share.