Policia në Kaçanik ka ndaluar një person të dyshuar i cili kishte prerë dhe vjedhur drunjtë në bjeshkët e fshatit Dubravë të Kaçanikut.

Ai po i transportonte drunjtë me një kamion, të njëjtin policia e ka shoqëruar në stacionin policor të Kaçanikut.

Pas intervistimit, nga ana e policisë, zyrtarët e pylltarisë i kanë shqiptuar fletëparaqitje, ndërkohë që kamioni dhe drunjtë i janë konfiskuar për procedura të mëtutjeshme.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj paralajmëron se do të vazhdojë me aksione të tilla në parandalim të prerjeve të pyjeve dhe transportit ilegal të drurëve./TV Malisheva

Share.