Mërgim Berisha është ndarë me gruan e tij, Vesa Vllasaliu.
Për këtë janë të sigurta mediat turke, të cilat raportojnë për një krizë në mes të çiftit, e cila ka rezultuar me ndarje.
Sulmuesi i Fenerbahçes i ka hequr të gjitha fotografitë që i kishte me gruan e tij, të cilës po ashtu ia ka bërë “unfollow” në Instagram.
Por, për dallim prej tij, bashkëshortja Vllazaliu nuk i ka hequr fotot ende dhe e simbolizon Berishën me një “emoji” zemre në profilin e saj.

Mediumi “cnnturk” raporton se vendimi ka mundur të jetë i njëanshëm nga ana e futbollistit, e të cilin nuk po arrin ta kapërdojë ende bukuroshja Vesa Vllasaliu.
Berisha nuk po e gjen qetësinë as në fushën e blertë pasi paraqitjet e tij me ekipin nga Stambolli janë kritikuar vazhdimisht dhe spekulohet se ai mund të largohet nga Fenerbahçe gjatë verës.

Mërgimi i ka zhvilluar 33 ndeshje këtë sezon deri tash me Fenerin duke i realizuar 8 gola, ndërsa i ka bërë edhe 3 asistime.
Ai madje e gjeti golin pas 11 ndeshjeve.
Çifti mund të japë sqarime në një të ardhme të afërt nëse ndarja ka ndodhur vërtet apo është vetëm një krizë e momentit.

Për ndarjen eventuale të çiftit ka shkruar edhe mediumi tjetër turk, “Milliyet”.
Por, ajo që është e sigurt është se Berisha ka fshirë gjithçka që ka të bëjë me (ish) bashkëshorten e tij. /TV Malisheva
