Ndeshja e barazhit për Superligën e Kosovës, mes Vushtrrisë dhe Malishëvës është ndërprerë kur kanë mbetur edhe 15 minuta për tu zhvilluar.

Malisheva ishte në epërsi ndaj Vushtrrisë me rezultat 2-0, kur fitoi penallti.

Ky vendim nuk iu pëlqeu tifozëve vushtrrias që ishin pas portës, ku me anë të litarëve që ishte lidhur rrjeta e portës, arritën ta shkulnin të tërën.

Pastaj nga nervozizmi ata shkulën edhe dhjetëra karrige të stadiumit  ‘Zahir Pajaziti”.

Policia i ka larguar nga stadiumi tifozët ‘Forca’. ndërsa edhe rrjeta është rregullua për të vazhduar takimi.

Ndërsa për Malishevën nga penalltia shënon Mergim Pefqeli në minutën 90’+5 për rezultatin 0 me 3 pasi u akordua me VAR.

/TV Malisheva

Share.