Lufta në Ukrainë e ka bërë të vështirë të mendohej për futboll, e aq më pak që të flitet për të.

Kështu Liga e Futbollit të Ukrainës ka dalë me një njoftim këtë të mërkurë, ku ka njoftuar ndërprerjen përfundimtare të Premier Ligës së Ukrainës.

Me një postim në kanalet e saj zyrtare, është bërë e ditur se të gjitha skuadrat e elitës së futbollit ukrainas kanë mbështetur propozimin për ndërprerjen e sezonit 2021/22.

Kjo pasi që kampionati nuk mund të përfundojë për shkak të zgjatjes së statusit të gjendjes ushtarake në vend.

Prandaj, renditja përfundimtare mbetet ajo e 24 shkurtit 2022, por nuk do të jepet trofeu i titullit.

Skuadrat që do të marrin pjesë në garat evropiane do të përcaktohen në bazë të kësaj renditjeje.

Gjithashtu nuk do të bjerë asnjë ekip nga Premier Liga, e aq ato të ligës së dytë nuk mund të ngjiten në kategorinë e parë.

Kujtojmë që në momentin që u ndërpre kampionati, Shakhtar Donetsk ishte lider në tabelë me 47 pikë, të ndjekur në vendin e dytë nga Dynamo Kyiv me dy pikë më pak./TV Malisheva

 

Share.