Filmbërësi dhe autori, Melvin Van Peebles, ka vdekur në moshën 89-vjeçare.

Regjisori, i njohur më shumë për filmat e tij “blaxploitation”, ndërroi jetë më 21 shtator i rrethuar nga familja e tij.

“Babai e dinte që fotografitë e zeza kanë rëndësi”, tha djali i tij, Mario Van Peebles, në një deklaratë të dhënë. “Nëse një fotografi vlen sa një mijë fjalë, çfarë vlente një film? Ne duam të jemi suksesi që shohim, kështu që ne duhet të shohim se jemi të lirë. Çlirimi i vërtetë nuk do të thotë të imitosh mentalitetin e kolonizatorit. Do të thoshte të vlerësosh fuqinë, bukurinë dhe ndër lidhshmërinë e të gjithë njerëzve”.

 

Melvin po ashtu ishte i njohur për drejtimin e filmave si: “Sweet Sweetback’s Baadasssss Song”, “The Story of a Three-Day Pass”, “Watermelon Man” dhe “Don’t Play Us Cheap”.

Ai ishte i martuar me aktoren Maria Marx në vitet 1950. Martesa e tyre përfundoi me divorc, por ata ndajnë bashkë një vajzë të quajtur, Megan Van Peebles dhe një djalë, Max Van Peebles.

I njëjti ka lindur në Chicago dhe ndoqi Universitetin Ohio Wesleyan. Ai fitoi një diplomë në letërsi dhe gjithashtu shërbeu në Forcën Ajrore në vitet e tij të rinisë. /TV Malisheva

Share.