Këngëtarja nga Gjilani, Shkenda Dubova, ka njoftuar miqtë e fansat se ka ndërruar jetë babai i saj.
Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi të ndarë me ndjekësit në InstaStory.
Në njoftimin e bërë nga vëllai i saj, shkruhej: “Të nderuar farefis, shokë e dashamirë, ju njoftojmë se sot ndërroi jetë babai jonë, Shaip Dubova. Për detajet rreth varrimit ju njoftojmë”.
Babai i Shkendës, Shaip Dubova, kishte punuar si kameraman në Radio Televizionin e Prishtinës, si dhe si fotograf i pavarur.
I ndjeri njihej për profesionalizmin e po ashtu edhe për përkushtimin e madh në punë.
Ngushëllimet gjithashtu kanë qenë të shumta nga miqtë e dashamirët e tyre.
Shkenda theksojmë që prej muajsh ka bërë një tërheqje nga muzika. /TV Malisheva