Policia e Kosovës ka njoftuar për vdekjen e një personi në Klinikën e Neurologjisë në QKUK në Prishtinë.
Sipas njoftimit thuhet se viktima ishte nga Komuna e Kamenicës, dhe se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Më datë 18.11.2023 rreth orës 00:30 nga Klinika e Neurologjisë është konfirmuar se një person mashkull kishte ndërruar jetë.
Për personi, stafi mjekësor nuk kishin pasur të dhëna personale. Pasi që viktima është banor i Komunës së Kamenicës, informata është dërguar në Regjionin e Gjilanit.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.
/TV Malisheva