Një person ka vdekur paraditen e sotme në lagjen “Mati” në Prishtinë pasi ka rënë nga një ndërtesë.

Zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti bën të ditur për teve1.info se vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth 09:30, kemi pranuar informatën se në lagjen Mati në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (mashkull), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, theksoi ajo.

/TV Malisheva

Share.