Botuesi i saj Jonathan Galassi ka pohuar se “poezia e Louise Gluck i ka dhënë zë nevojës sonë mosbesuese dhe dyshuese për njohje të ndërlidhur me një botë të pasigurte” shkruan BBC.
Me rastin e ndarjes së çmimit Nobel për letërsi, juria Akademisë deklaroi se L.Gluck nderohet me këtë çmim për “zërin e saj jashtëzakonisht autentik poetik, i cili me bukuri të ashpër ekzistencën individuale e shndërron në universale”. Në përgjithësi ky zë i vetmuar poetik njihet për “për precizitetin diskursiv, ndjeshmërinë e thellë dhe depërtimet shumështresore përbrenda temave të vetmisë, dëshpërimit ekzistencial, agonisë, krizave në raportet familjare, dështimeve në dashuri dhe vdekjes.”
Ajo ishte nderuar po ashtu edhe me shumë çmime tjera sikur se;
Çmimi për Letërsi i Akademisë Amerikane të Arteve dhe Letrave (1981), Çmimi Pulicer për “Wild Iris” (1993), anëtarësim në Akademinë Amerikane të Arteve dhe Shkencave (1993), Poete Laureate e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (2003 – 2004), Çmimi Kombëtar i Librit për “Faithful and Virtuous Night” (2014), anëtarësim në Shoqatën Amerikane të Filozofisë (2014), Medalja Kombëtare për Shkenca Humanistike (2015), etj.
Për lexuesit e Arbëria TV po ashtu po e sjellim një poezinë saj të njohur “Triumfi i Akilit” të përkthyer para pak kohe nga Artan Muhaxhiri
Triumfi i Akilit
Në rrëfimin e Patroklit
askush nuk mbijeton, bile as Akili
i cili pothuajse ishte perëndi.
Patrokli i ngjante atij; ata vishnin
parzmore të njëjtë.
Gjithmonë në këso miqësish
njëri i shërben tjetrit, njëri është më pak se tjetri:
hierarkia
është përherë e dukshme, ndonëse legjendave
s’mund t’iu zihet besë –
burimi i tyre është mbijetuesi,
dikush që është braktisur.
Çfarë ishin anijet e kallura greke
krahasuar me këtë humbje?
Në tendën e tij, Akili
vuante me tërë qenien
dhe perënditë panë
se ai ishte një njeri tashmë i vdekur, viktimë
e pjesës që e donte,
pjesës që ishte e mortshme.
The Triumph of Achilles, 1985.
/TV Malisheva