Ka ndërruar jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Alush Hoti, i cili ishte themelues i sindikatave të para të punëtorëve që nga vitet e 90-ta.
Lajmin e ka bërë të ditur anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Malishevë, Dardan Krasniqi.
Postimi i plotë:
I trishtë lajmi për vdekjen e hershme të Bacës Alush.
Qoftë i përjetshem kujtimi dhe dashuria për Ty, do ti ruaj me nostalgji shumë kujtime, ngjarje e batuta që kemi pasur e sidomos me dollitë e tekeve e të thënjës nga Ty; i pifshim me shendet, për Kombin e për shendetin e Bacës Adem Demaqi❤️🇦🇱
Tash pusho se bashku me Atdheun (djalin invalid lufte e luftetar i madh që iku para kohe e ty të lendoi pa masë)
Alush Hoti: ishte themelues i sindikatave të para të punëtorëve që nga vitet e 90-ta në anën e Llapushës, veprimtar dhe themelues i Partisë së Bacit Adem në kohet më të vështira të 1991. Çdo herë në cilin aktivitet e ngjarje i përfshirë ne rezistencen dhe revoltën ndaj pushtetit Serb.
Pusho në paqe🙏/ Tv Malisheva