Me fillim nga ora 15:00 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes skuadrës së Gjilanit dhe kampionit aktual Prishtinës, e vlefshme kjo për xhiron e 31 të Superligës së Kosovës.
Në xhiron e fundit të dy skuadrat dështuan të arkëtojnë pikët e plota, ku Gjilani u mposht 2:0 nga Dukagjini, kurse Prishtina barazoi 1:1 me Drenicën, përcjell TV Malisheva.
Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë plot 16 pikë, ku Gjilani zë vendin e tretë në tabelë me 55 pikë, krahas Prishtinës që renditet në vendin e pestë me 39 pikë të arkëtuara.
Sa i përket ndeshjes së sotme, tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.
Gjilani (4-3-3): Koliçi; Sorsa, Prekazi, Useini, Halili; Dabiqaj, Aziz, Musolli; Kelmendi, Progni, Krasniqi
Prishtina (3-5-2): Haxho; Krasniqi, Mici, Pllana; Boshnjaku, Karabeci, Zyba, Abazi, Zeka; Krasniqi, Kryeziu