Pas RB Leipzigut, me dyer të mbyllura do të luajë edhe Bayern Munichu. Ndeshja kundër Barcelonës, e planifikuar për datën 8 dhjetor në kuadër të Ligës së Kampionëve, do të luhet në “Allianz Arena” pa tifozë.

Ndeshja e madhe e xhiros së fundit të fazës së grupeve do të ndikohet nga masat kundër Covid-19. Për shkak të kufizimeve të vendosura nga qeveria gjermane, ndeshja mes Bayern Munichut dhe Barcelonës do të luhet me dyer të mbyllura, përcjellë TV Malisheva.

Lajmi është dhënë nga Markus Soder, kryetar i Bavarisë i cili ka thënë:

“Për shkak të rrijet së numrit të rasteve me Covid-19, ne jemi të detyruar që t’i reduktojmë kontaktet e njerëzve kudeo”.

Ndeshja Bayern-Barcelona në “Allianz Arena” nuk do të jetë e vetmja ndeshje e planifikuar të luhet pa tifozë: tre ndeshje të tjera të Ligës së Kampionëve, një e Europa League dhe katër të tjera në kuadër të Konferencë Ligës do të luhen gjithashtu me dyer të mbyllura.

Share.