Skuadra turke, Sivasspor ka njoftuar se ka arritur në Kosovë një ditë para ndeshjes me Ballkanin në Ligën e Konferencës.
Nesër me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes tejet interesante mes Ballkanit dhe Sivassporit, e vlefshme kjo për xhiron e katërt të fazës së grupeve të kësaj gare.
Gjyqtari, Manuel Schuettengruber nga Federata e Futbollit të Austrisë do të ndajë drejtësinë në këtë përballje, raporton TV Malisheva.
Pas më shumë se një orë udhëtim nga Turqia, 19 lojtarët e Sivassporit tani kanë arritur në Kosovë ku edhe janë sistemuar në hotel, ndërsa me fillim nga ora 18:15 do të zhvillojnë edhe stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme.
Lojtarët që kanë udhëtuar me Sivassporin janë: Ali Sasal Vural, Muammer Yıldırım, Baver Kuçkar, Uğur Farmer, Caner Osmanpasha, Aaron Appindangoye, Murat Paluli, Dimitrios Goutas, Mehmet Albayrak, Kaan Onaran, Hakan Arslan, Robin Yalçın, Erdogan Yeşilyurt, Clinton N’Jie, Dia Saba, Max Gradel, Chari with Charisisis, Mustapha Yatabare, Karol Angielski.
/TV Malisheva