Shqipëria tashmë e kualifikuar do të përballet me Ishujt Faroe në ndeshjen e fundit të fazës kualifikuese për në Euro 2024.

Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.

Për këtë ndeshje, duket se tifozët Kuq e Zi kanë përgatitur një befasi të madhe për të gjithë të pranishmit në stadium, por edhe për shikuesit nga ekranet televizive.

Sipas llogarisë në X (Ish-Twitter), një flamur gjigant do shfaqet në stadium, e që me gjasë do të krijojë emocione të forta tek të gjithë ne.

Tashmë festa ka filluar nëpër rrugët e Tiranës, para se të hapen dyert e “Air Albania”, me tifozët që do të nisen për atje nga ora 19:00.

Shqipëria synon që këtë fazë kualifikuese ta mbyllë si lider i Grupit E me 15 pikë (nëse barazojmë ndaj Ishujve Faroe), pasi ka 14 pikë, dy më shumë se Republika Çeke (një takim e kemi të fituar dhe një të barazuar).

/TV Malisheva

Share.