Edhe zyrtarisht Xavi Hernandez u prezantua të hënën si trajner i ri i Barcelonës duke zbarkuar në “Camo Nou” si zëvendësues i trajnerit holandez Ronald Koeman.
Së bashku me presidentin e klubit Joao Laporta, Xavi, foli fjalët e para tifozëve katalans kur premtoi angazhim maksimal për t’iu rikthyer fitoreve dhe për t’i bërë tifozët të lumtur, përcjellë TV Malisheva.
Në La Liga Barcelona është e renditur në vendin e nëntë në tabelë me 17 pikë dhe pikërisht ngjitja në tabelë do të jetë objektivi kryesor i legjendës spanolle.
Për ta bërë këtë, Xavi do të ketë përballjen e parë më 20 nëntor në “Camp Nou” ku do të ballafaqohet me Espanyolin, skuadër e cila gjithashtu ka 17 pikë dhe pozicionohet si e 11-ta.