Borussia Dortmund e ka mundur Bayer Leverkusenin në ndeshjen e çmendur që prodhoi shtatë gola, në kuadër të javës të katërt të Bundesligas.
Florian Wirtz shënoi golin e parë në ndeshje për Bayer Leverkusenin në minutën e 9-të.
Erling Braut Haaland e barazoi për Dortmundin, pas një super asistimi nga Thomas Meunier.
Ndërsa Patrick Schick e ktheu prap epërsinë për Leverkusenin, në minutën e 45+1, me këtë gol përfundoi pjesa e pare.
Në fillim të pjesës të dytë, Julian Brandt e barazon prap rezultatin për Dortmundin, në minutën e 49-të.
Moussa Diaby në minutën e 55-të e kthen prap epërsinë për Leverkusenin.
Kurse Raphael Guerreiro e barazon prapë rezultatin në këtë ndeshje të çmendur.
Kurse golin e parë të epërsisë në ndeshje për Dortmundin e shënon Haaland prej penalltisë në minutën 77-të.
Ndeshja përfundoi me fitoren e Dortmundit kundër Leverkusenit, me rezultat 4-3. /TV Malisheva