Sot do të zhvillohen ndeshje shumë interesante në Superligën e Kosovës në basketboll.

Xhiroja e 26-të do të vazhdohet sot me super ndeshja ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës, dy skuadra që u ballafaquan edhe në finale të Kupës, ku triumfuan pejanët. Skuadra therandase ndodhet në vendin e tretë me 38 pikë, derisa ajo pejane renditet në vendin e pestë me 35 pikë.

Takimi i fundit është ndërmjet Rahovecit dhe Ponte Prizrenit, dy skuadra që ndodhen në top-4. Vreshtarët renditen në vendin e dytë me 38 pikë, një më pak se liderja Prishtina, kurse skuadra prizrenase është në vendin e katërt me dy pikë më pak. Lipjani pushon në këtë xhiro.

Ndeshjet transmetohen në Art Motion.

17:00 Golden Eagle Ylli-Peja

19:00 Rahoveci-Ponte Prizreni

Share.