Kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u zhvilluar në Superligën e Kosovës në futboll.

Në kuadër të javës së 35, Gjilani do t’i bëj konak skuadrës së Malishevës, raporton TV Malisheva.

Kjo ndeshje pritet të jetë shumë interesante, pasi që Gjilani po lufton për të dalë nënkampion i Kosovës, kurse Malisheva për t’i ikur zonës së barazhit.

Ndeshja mes SC Gjilanit dhe FC Malishevës do të luhet të dielën me fillim nga ora 15:00.

/TV Malisheva

Share.