Trajneri i Kosovës Alain Giresse do të paraqitet të premten në një konferencë për media ku do të flas për ndeshjet e muajit qershor në kuadër të Ligës së Kombeve, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës.

“Ju njoftojmë se nesër (e premte) në orën 14:00 në hotel “Emerald” do të mbahet konferenca për media e përzgjedhësit Alain Giresse në kuadër të grumbullimit për katër ndeshjet e muajit qershor në UEFA Nations League”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga FFK.

Po ashtu Përfaqësuesja e Kosovës nesër i fillon stërvitjet dhe do t’i mbajë dy seanca në Kampin Nacional në Hajvali. Stërvitja e parë mbahet në orën 10:30, derisa stërvitja e dytë në orën 17:30.

Sfidën e parë Kosova do ta zhvillojë më 2 qershor kundër Qipros, pastaj më 5 qershor me Greqinë dhe me 12 qershor sërish me Greqinë në udhëtim.

/TV Malisheva

Share.